Lajme

Tragjedi në Vlorë, zjarri shkrumbon shtëpinë, humbin jetën nëna dhe djali

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 21 January 2018

Një tragjedi ka ndodhur në orët e mesnatës në Vlorë. Dy persona nënë dhe djalë kanë humbur jetën pas një zjarri të rënë në banesë pas mesnate.
Burime të “Panorama” bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë një katëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 70 vjeç dhe djali I saj 45 vjeç.

Viktimat janë me origjinë nga Korça, e ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për tu ngrohur.

-Advertisement-

Të dy trupat janë shkrumbuar, e ndërsa policia po heton rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera