Lajme

Tragjedi në familje, babai vret dy fëmijët e më pas veten

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 21 August 2018

Tre të shtëna me armë. Një për Marianon, një kimist i shkëlqyer 27 vjecar, një për Isabella-n, 19 vjece, dhe plumbi i fundit shkon për veten.
Një tragjedi ka ndodhur në një familje në provincën Esperia të Italisë ku Gianni Paliotta vrau dy fëmijët e tij e më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit ku 70 vjeçari priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjeçe të dilte nga shtëpia që më pas të kryente krimin makabër, shkruajnë mediat italiane.

Thuhet se Paliotta nuk e pranonte dot sëmundjen e të bijës e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma. Megjithatë motivet e vërteta të kësaj vrasjeje makabër nuk dihen ende.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera