Lajme

Trafiku Urban ka një lajm të mirë për këtë kategori të udhëtarëve

Autori: Ermirë Berisha 17:29 | 28 October 2022

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka bërë të ditur se nesër me datë 29 tetor, udhëtaret e gjinisë femërore do të lirohen nga pagesa e biletës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky vendim i ndërmarrjes ka ardhur si shenjë respekti dhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

“Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K “Trafiku Urban” SH.A. Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera