Trafikonte armë e municione luftarake, arrestohet 62-vjeçari
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 20 June 2017
Është finalizuar me sukses operacioni “Dinamo” ku policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Engjës H., iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione luftarake si dhe një sasi lekësh.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar Dinamo.
Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar në sajë të një pune intensive hetimore dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Engjëll. H., 62 vjeç, banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare.
Ky shtetas dyshohet të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municineve luftarake në vlera të ndryshme monetare.
Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë.
Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë
Një pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë.
131 copë kartmonedha me prerje 1000 lekë (131000 lekë të reja)
6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila
45 copë fishekë pushkë sportive
30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm
173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm
Një armë e ftohtë thikë
Dy aparate telefoni të markave të ndryshme
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /albeu.com/
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...