Lajme

Trafikon të miturën, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 22 May 2020

Një person është arrestuar pasi që dyshohet të ketë trafikuar një të mitur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00.

-Advertisement-

E mitura e trafikuar sipas Policisë është dërguar në strehimore.

Ndërsa personi i dyshuar është dërguar në burg.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur. Si prova materiale janë konfiskuar, dy telefona celular dhe një thikë. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera