Lajme

Trafikim me njerëz, arrestohet një burrë në Viti

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 30 March 2021

Është arrestuar një burrë në Viti pasi i njëjti po dyshohet për veprën penale “trafikim me qenie njerëzore”.

Përveç kësaj sipas policisë ai po dyshohet edhe për vepra të tjera, shkruan Gazeta inFokus.

“TRAFIKIM ME NJERËZ

-Advertisement-

Viti, 2020-2021. Pas hetimeve të zhvilluara  me 29.03.2021 njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera të ndryshme. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera