Rozë

Tradhtia e së fejuarës, ja pse De Bruyne dhe Courtouis nuk flasin me njëri-tjetrin

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 30 November 2022

Kriza e Belgjikës në këtë botëror mund të ketë rrënjë të thella të shkuarën. Përtej atyre që duken në ekran, marrëdhëniet në dhomën e zhvveshjes janë në krizë të thellë.

Pas debatit të Hazard me Vertonghen, një tjetër konflikt duket se po përçan një nga skuadrat më të talentuara të Kupës së Botës. De Bruyne dhe Couurtouis, dy ish-miq të ngushtë të rritur bashkë në të gjitha ekipet zinxhir nuk flasin me njëri-tjetrin që prej vitit 2013.

Shkak është bërë ish e fejuara e mesfushorit Caroline Lijnen që 8 vite më parë udhëtoi në Madrid për të nisur një histori paralele edhe me portierin që në atë kohë aktivizohej te Atletico.

-Advertisement-

Sapo zbuloi tradhtinë, De Bruyne vendosi të mos kishte më asnjë komunikim me shokun e tij dhe që prej asaj kohe, të dy nuk kanë më asnjë kontakt verbal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera