Auto&Tech

Toyota e para me shitje të veturave në 49 shtete [INFOGRAFIK]

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 17 July 2017

Në 2016, Volkswagen kaloi Toyota-n me numrin e shitjeve në nivel global, por nëse analizohen këto shifra del se Toyota prin në numrin më të madh të shteteve me numër të shitjeve.

Në info grafikun e mëposhtëm nga kompania Britanike Regtransfers shihet se Toyota kryeson me numër të shitjeve në regjionet kyçe në botë, transmeton Express. Me një diferencë të madhe pas Toyota vjen Volkswagen me 14 shtete ku prin me numrin e shitjeve. Shumica e këtyre vendeve në grafikun e paraqitur janë Zvicrra, Holanda, Suedia, Gjermani, Kroacia dhe Bjellorusia.

Në vendin e tretë gjendet Ford i cili ka arritur të jetë lider në tregun e SHBA, Kanadasë dhe Zelandës së Re. Në vendin e katërt gjendet Renault.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera