Sport

Touchel ‘thumbon’ Mourinhon para ndeshjes së sotme

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 04 February 2021

Tottenhami sonte pret Chelsean, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij dueli ka folur Mourinho, i cili ka thënë se nuk është e njëjtë për Touchelin si trajner i Paris Saint Germanit, si i Chelseat, kjo për shkak së liga angleze është me e fortë.

Në lidhje me këtë ka reaguar menjëherë edhe tekniku gjerman, duke thënë se do të festoj nëse arrinë të mposht ‘Spursin’.

-Advertisement-

“Pajtohem me të, gjithçka është krejtësisht e ndryshme: Kultura, qëndrimi, mënyra e lojës. Gjithçka është ndryshe dhe çdo ditë është një kënaqësi. Unë dua të jem i qartë, nuk është se ka një të mirë ose një më të keqe, për mua është akoma një sfidë. Kështu që Jose ka të drejtë.

“Unë nuk jam një lloj personi që pi alkool, por gjithsesi mund të festojmë duke u argëtuar nëse fitojmë”, ka përfunduar 47 vjeçari.

Përballja mes Tottenhamit dhe Chelseat nisë nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera