Sport

Totti përshkruan ‘10-shin’ perfekt (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 03 September 2017

Francesco Totti e përshkroi numrin e tij të përsosur 10, duke përfshirë elementë nga Zinedine Zidane, Lionel Messi, Diego Maradona, Cristiano Ronaldon dhe vetja e tij.

Legjenda e Romës dhe Italisë tani e pensionuar u ul me gazetarët e UEFA.com për të treguar se si e sheh një ‘10-sh’ perfekt.

“Unë do të merrja këmbën e djathtë të Cristiano Ronaldos, këmbën e majtë të Diego Armando Maradonës, vizionin e Messit, teknikën e Zidane”, tha fillimisht Totti për UEFA-n.

-Advertisement-

Ndryshe, Totti gjatë karrierës së tij shënoi 307 gola dhe bëri 124 asistime në 785 ndeshje konkurruese për Romën. /Telegrafi/

’10-shi’ perfekt i Tottit: 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera