Sport

Torino i Mërgim Vojvodës konfirmon dy raste me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 18 February 2021

Klubi italian, Torino, ka konfirmuar dy raste pozitive me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në twitter, Torino ka treguar se rastet pozitive janë dy futbollist të ekipit të parë.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se dy lojtarë kanë testuar pozitiv me Covid-19”

-Advertisement-

Dy lojtarë të ekipit të parë testuan pozitivisht për COVID-19. Në marrëveshje me autoritetet shëndetësore, të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor.”

“Torino do të vazhdojë të ndjekë procedurën e vendosur nga protokollet në fuqi”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Kujtojmë që për Torinon paraqitet mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera