Sport

Torino fiton në “Olimpico”, Lazio “tërbohet” me arbitrin

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 12 December 2017

Torino fitoi 3-1 në transfertë ndaj Lazios, në një ndeshje që u vulos në sekondat e fundit të pjesës së parë

Kaosi në “Olimpico” nisi kur skuadrat po përgatiteshin për pushimin e ndeshjes, kur rezultati ishte ende 0-0. Immobile kroson, topi përplaset në dorën e Iago Falque që ishte shumë larg trupit dhe aksioni vazhdon. Në debat e sipër, Immobile përballet me Burdisson dhe e godet me shpatull.

Lacialët kërkojnë penallti për prekjen e topit me dorë dhe arbitri Giacomelli vendos të konsultohet me Var-in. Kur i gjithë stadiumi po mendonte se do të akordohej 11-metërshi, arbitri ndëshkon me të kuq sulmuesin e Lazios duke mos e parë rastin e penalltisë.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë, Berenguer, Rincon dhe Edera shënuan për Torinon, ndërsa Luis Alberto shënoi golin e vetëm për bardhekaltërit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera