Sport

Topi i Artë? Messi: Benzema e meritoi vitin e kaluar, ai është një lojtar i mrekullueshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 24 October 2023

Lionel Messi është sërish favorit për të fituar Topin e Artë 2023 pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën.

Vitin e shkuar këtë çmim e mori francezi Karim Benezema pas një sezoni fantastik me Real Madrid. Ish-sulmuesi i Real tashmë luan në Arabi në rradhët e Al-Ittihad.

Duke folur në dokumentarin “Topi i Artë 2022: gara e përjetësisë” e realizuar nga L’Equipe, Messi shprehu vlerësimin e tij për Benzeman.

-Advertisement-

“Ai e meritoi vërtetë atë çmim vitin e kaluar”, thotë argjentinasi. “Benzema është vërtetë një lojtar i mrekullueshëm dhe ky çmim është mjaft i rëndësishëm për të dhe për futbollin”, deklaroi Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera