Sport

“Topi i Artë? Harrojeni Benzema dhe Lewën, e fiton sulmuesi i Liverpoolit”

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 28 April 2022

Është akoma herët, por Karim Benzema është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë”. Sulmuesi francez po përjeton një nga momentet më të bukura të karrierës në Madrid.

Kapiteni ka realizuar 41 gola deri në këtë fazë të sezonit, që mund të kthehet i paharrueshëm për të dhe shokët e ekipit. Reali fitoi Superkupën në janar, titullin e ka në xhep dhe po garon për suksesin në Champions.

Të shumtë janë ata që e konsiderojnë 34-vjeçarin si fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë”, por ndryshe mendon Gabby Agbonlahor, ish-sulmuesi anglez, i cili preferon një lojtar të Liverpoolit.

-Advertisement-

“Ndoshta një mes Benzema dhe Lewandowski do ta fitojë atë, por unë do të doja ta fitonte Sadio Mane. Ai fitoi Kupën e Afrikës dhe Carabao Cup, por mund të fitojë edhe titullin, Champions League dhe FA Cup.

Mos të harrojmë faktin që Sadio ka shënuar shumë gola. Edhe Benzema është ok, por nëse Reali eliminohet nga City, unë mendoj se Mane do të jetë favoriti kryesore”, deklaroi Agbonlahor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera