Top Awards/ Ndryshon sërish kreu, Kida zë fronin!

Autori: Gazeta inFokus
09:05 | 13 March 2018
Jemi në javën e 117-të të klasifikimit të “The Top List” dhe vihet re se konkurrenca për të zënë kreun e listës është gjithmonë e fortë.
Tre javët e fundit, kemi patur një “luftë” mes tre artsiteve të talentuara shqiptare, Elvana Gjatës, Dhurata Dorës dhe Kidës për të zënë kreun e listës.
Ndërkohë që një javë më parë “Trandafil” i Dhurata Dorës dhe Flori Mumajesit mposhti “Me fal” të Elvana Gjatës, kjo javë ka sjellë përmbysjen e bashkëpunimit të mësipërm, duke bërë që Kida të zërë kreun me projektin e saj më të ri muzikor, “Ti”.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Kida kap kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. 20-vjeçarja e talentuar, e cila u vlerësua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards 2016”, me çmimin “Artist to Watch” ka kryesuar “The Top List” edhe tre herë të tjera.
Në muajin nëntor, ajo ka qënë në vendin e parë me bashkëpunimin e suksesshëm me Feron, “Harroj”, i cili ende vazhdon të jetë pjesë e listës, duke bërë 20 javë në klasifikim.
Një sukses në “The Top List” ka korrur edhe bashkëpunimi i Kidës me Xhensilën, “Uh Baby”, i cili ka qëndruar në krye për dy javë.
Artistja, e cila e ka treguar se performancat “live” janë pika e saj e fortë, do të jetë e pranishme në natën e parë “live” të “The Voice Kids”, ditën e premte, më 23 Mars, ku me siguri do të elektrizojë publikun në sallë dhe atë që e ndjek nga ekrani i Top Channel.

Të tjera
-
Presidentja Osmani nuk e komenton dështimin e konstituimit të Kuvendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të komentojë dëshmimin e dy s...
-
Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Dehari bëri shumë shkelje në seancën e djeshme, doli nga skenari
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila në cilësinë e deputetes më të re po ...
-
BDI: Programi i ri shkollor për klasën e VII-të, i fshin shqiptarët nga tekstet shkollore
Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dh...
-
Raporti i QKSS: Doktrina kombëtare e Serbisë, instrument për institucionalizimin e ạrmiqësisë ndaj Kosovës
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka vlerësuar përmes një raport...
-
Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për refuzim të dëshmisë në Prokurori
Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar a...
-
“Ne do të bllokojmë edhe rrugët e institucionet”, grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmërojnë masat e reja dhe kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRRE-së
Përfaqësues të iniciativës “Asnji cent ma shumë” që po kundërshton rritjen e ...
-
Donald Trump “pret të bëjë vizitën e dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar në shtator”
Presidenti amerikan dhe Zonja e Parë morën ftesë në shkurt nga Mbreti Charles...
-
Dodik: Do t’i ofroj Trumpit litiumin që gjendet në RS, do të ulë presionin mbi ne
Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, për të cilin është lëshuar një urdhër-a...
-
Pakënaqësi për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi më 1 maj
Këto ditë, opinioni publik në vend, përveç debateve politike që lidhen me kri...
-
Veton Berisha: Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me një deklara...
-
Presidentja Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë
Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prisht...
-
A mund të ketë ngërç politik nëse parlamenti nuk konstituohet deri në fund të prillit?
Kosova rrezikon të futet në një ngërç politik nëse deputetët e zgjedhur nuk a...