“Top Awards”/ Capital T me një tjetër “New Entry”
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 21 November 2017
Capital T vazhdon të mbajë rekordin si artisti që ka më shumë këngë në klasifikimin e “The Top List”. Një tjetër sukses i reperit të dashur të publikut shqiptar shënon projektin e 7-të në listën zyrtare të “Top Awards”.
I publikuar rreth dy muaj më parë, bashkëpunimi i Capital T dhe 2po2, “Ulu”, është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë, duke u renditur në vendin e 36-të.
Capital T, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar albumin e tij më të ri, po korr një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit me projektet e publikuara njëri pas tjetër.
Bashkëpunimi i tij me Ardian Bujupin, “Andiamo” është kënga që është renditur më mirë në listë, ekzaktësisht në vendin e 8-të.
Ndërsa këngët e tjera “Hatixhe”, “Pse po ma lun lojen”, “Pa Cenzure”, “Lejla” dhe “Gucci” renditen përkatësisht në vendet 14-të, 27-të, 34-t, 43-të, 44-t.
Pas Capital T, Alban Skenderaj dhe Majk janë dy artistët që kanë më shumë projekte muzikore në “The Top List”, përkatësisht me 5 të tillë.
“93”, bashkëpunim i Albanit me Dj Oltin dhe Lyrical Son mban vendin e 16-të për këtë javë ndërsa 4 projektet e tjera, “1000 Premtime”, “Nuk je vetem”, “Stoli i Trendafilave” dhe “Dikur” renditen përkatësisht në vendet 22-të, 23-të, 31-të dhe 42-të.
Ndërsa Majk i është rikthyer përsëri dashurisë së vjetër, asaj të Hip Hop-it me projektin e tij më të fundit muzikor, “Tarantino” i cili këtë javë mban vendin e 29-të. Ndërkohë projekti i Majk që ka më shumë javë në listë është “Kcen”, i cili prej 51 javësh nuk është mposhtur nga prurjet e reja. Majk është gjithashtu pjesë e listës edhe me 3 projekte të tjera muzikore, “Katile”, “Stila” dhe “Le t’xhelozojn” të cilat renditen përkatësisht në vendin e 38-të, 45-të dhe 57-të.
Kida është një tjetër talent që ka 4 projekte muzikore në “The Top List”, tre prej të cilave janë pjesë e “Top 5”. Bashkëpunimi i saj me Fero, “Harroj” mban vendin e dytë ndërsa “Don’t Say No More” dhe “Anderr” renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të 4-t. “Pe Du” është kënga e Kidës që është ngjitur me më shumë pozicione këtë jave, ekzaktsëisht me 59 të tilla, duke u pozicionuar në vendin e 9-të.
Të tjera
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...
-
Burri rrạh gruan në Pejë dhe më pas arratiset
Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje pasdite në...
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...