Sport

Tony Bellew tallet me USB-në e Klitschkos (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 01 May 2017

Wladimir Klitschko humbi nga Anthonyu Joshuas në meçin për titujt IBO, IBF dhe WBA, por kjo sfidë vazhdon të komentohet edhe për USB-në e famshme që ukrainasi kishte shfaqur para gazetarëve në konferencën për shtypë.

Sipas 41-vjeçarit aty është parashikimi i tij dhe atë mund ta shikojë vetëm blerësi dhe kjo Tony Bellewt i duket qesharake.

Klitschko flet pas humbjes ndaj Joshuas për USB-në e famshme, tregon sa a do guxojë blerësi t’i publikojë pamjet (Video)

-Advertisement-

Boksieri që një muaj më parë e kishte mposhtur David Hayen, para sfidës në Wembley kishte folur për USB e Klitschkos, por që tani që lufta ka përfunduar fjalët e tij ka filluar të shpërndahen edhe më shumë, posaçërisht nga fansat e Joshuas.

“Nëse dikush po sillet jashtë karakterit ai është Wladimir Klitschko. Pse ai po thotë këto gjëra tani, pse nuk e ka bërë këtë gjë kurrë më parë? Ai po ndjen presonin”.

“Është i shqetësuar, sipas mendimit tim nuk ka asgjë në atë USB, ndoshta një episod i Teletubbies (serial për fëmijë) ”, ka thënë Tony për BBCSport.

“Nuk mund ta parashikosh, është një arsye pse 90 mijë njerëz do e ndjekin nga afër, është një arsye për shitjet rekorde dhe arsyeja është se nuk çfarë do të ndodh. Nuk e dimë sa i mirë është Joshua dhe nuk e dimë se çfarë ka mbetur në Klitschkon”, ka shtuar Bellew para sfidës dhe tani duket se ka pasur të drejtë. /Telegrafi/

What’s on ‘s USB stick?

Tony Bellew thinks it’s “an episode of the Teletubbies”

Join us at 21:00 – http://bbc.co.uk/5live 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera