Tomë Gashi flet për Thaçin dhe aktakuzën e Gjykatës Speciale, ja çfarë thotë
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 12 October 2020
Në lidhje me atë se si komentohet fakti që presidenti i vendit Hashim Thaçi viziton SHBA-të dhe BE-në kur dyshohet për aktakuzë nga Gjykata Speciale, ndonëse ende nuk i është konfirmuar, avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” se udhëtimet e presidentit Thaçi në Bruksel dhe pas kësaj në SHBA, nuk kanë ndonjë lidhshmëri të drejtë për drejtë me ngritjen e aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale-për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuze është bërë publike me 24.06.2020.
“Shkuarja e tij në SHBA, në mënyrë indirekte mund të ketë lidhje edhe me ngritjen e akuzës kundër tij, për shkak se mund të jetë që është duke kërkuar mbështetje të lobit shqiptar, të cilët mund të kenë lidhje me administratën amerikane, dhe duke pas parasysh se kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith dhe prokurori i çështjes janë amerikan, ai mendon se mund t’i ndihmojnë atij në Gjykatën Speciale. Është shumë keq për Kosovën që ngritja e aktakuzës kundër Thaçit atë e gjeti në postin e Presidentit të Kosovës dhe me ketë dëmtohet edhe reputacioni i Kosovës si shtet. Por është vështirë të thuhet që aktakuza nuk do të konfirmohet edhe pse askush nuk dëshiron që të ketë gjykim për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për Presidentit e shtetit të vet. Megjithatë gjasat janë shumë të mëdha që gjyqtari ta konfirmoj aktakuzën kundër tij, ngase gjykata ka lejuar që publikimi i ngritjes së aktakuzës kundër tij të publikohet në Web faqen e gjykatës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.
Sipas tij, nëse nuk do të konfirmohet aktakuza do të ishte një skandal i veçantë i Gjykatës Speciale se si lejoji të bëhet publike ngritja e aktakuzës kundër presidentit të shtetit që e krijoji këtë Gjykatë, e që në esencë është gjykatë ndërkombëtare- Tribunal i veçantë- dhe pastaj të mos e konfirmoj këtë. “Skandali do të ishte i përmasave të tilla saqë nuk do të kishte kurrfarë logjike juridike dhe as politike, që të vazhdohet më tutje me funksionimin e kësaj gjykate anti-shqiptare, anti-kombëtare, dhe faktikisht Gjykata do të duhej t’ia vinte drynin vetës. Është e natyrshme që secili person të kërkoj rrugën e vet më të mirë të mundshme për tu mbrojtur nga akuzat e Gjykatës Speciale, kështu që edhe Thaçi ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë qoftë edhe duke kontaktuar njerëz të fuqishëm në SHBA-të për të lobuar për mbrojtjen e tij. Thaçi është dashtë të jep dorëheqje menjëherë, në momentin kur e ka kuptuar që është ngritur aktakuzë kundër tij, por pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë atëherë ushtrimin e funksionit të kryetarit të shtetit e ka shumë të limituar, për të mos thënë thuajse të pamundur”, ka thënë avokati Tomë Gashi.
Të tjera
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...