Rozë

Tom Cruise duket si person krejtësisht tjetër në fotot e fundit

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 12 October 2021

Tom Cruise ka befasuar fansat me pamjen e re gjatë fundjavës teksa së bashku me të birin, Connor, u shfaqën në një lojë bejsbolli në San Francisco.

Dyshja ishin në Oracle Park për të parë Giants që përballeshin me Dodgers në ndeshjen 2 të National League Division.

Aktori pozoi me një buzëqeshje dhe bisedoi me njerëzit në audiencë, raporton Entertainment Weekly.

-Advertisement-

Sipas medieve, 59-vjeçari po buzëqeshte kur fytyra e tij u shfaq në mes të lojës në ekranin e madh.

Dalja publike e Tom ishte e rrallë pasi ai nuk paraqitet shpesh nëse nuk ka ndonjë xhirim.

Aktori nuk tregoi hapur se në përkrahje të cilit ekip ishte duke shtuar, “Unë jam një fans i bejsbollit”.

Ndërkohë shikuesit bënë disa reagime në Twitter për pamjen e Cruise, duke thënë se dukej ndryshe nga vetja e zakonshme në ekran, raporton telegrafi.

“A jam i vetmi që po mendoj se nuk është Tom Cruise po një person i ngjashëm si ai”, tha një përdorues.

Disa pretendojnë se ka të bëjë me shtimin në peshë, e disa të tjerë edhe për ndonjë ndërhyrje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera