Sport

Tmerri i Eboue, ish-klubi i del në ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 25 December 2017
Ish-yllit të Arsenal Emmanuel Eboue i është ofruar një rol trajneri tek ish-klubi i tij Galatasaray pasi trajeri Fatih Terim lexoi fjalët e tij rreth rënies tragjike që gati sa nuk e bëri të vrasë veten.

Eboue u shpreh për Daily Mirror se kishte humbur gjithçka pasi u nda me gruan e tij, dhe se si gati sa nuk i kushtoi jetën. Terim lexoi fjalët e tij të dhimbshme dhe sipas CNN Turk ish-lojtari i Bregut të Fildishtë mund të rikthehet si trajneri i U-14 të klubit.

Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasaray, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.

Galatasaray ka filluar një fushatë për të ndihmuar Eboue, me legjendën e klubit Hasan Sas dhe Necati Ates që kanë bërë thirrje gjithashtu për të ndihmuar ish-shokun e tyre të skuadrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera