Lajme

Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët e huaj

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 22 June 2017

Në vitin 2016 është verifikuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit Shteti Islamik në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapaciteteve të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.

Kështu thotë raporti i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.   “Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Europës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste.   “Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakene”, vijon raporti.

-Advertisement-

Gjithsesi, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorit vë në dukje se ISIS ka ende interes për të goditur vendet e Europës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera