Lajme

Tjetër tragjedi në Durrës, vdes foshnja 15 muajshe, familjarët akuzojnë mjekët

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 01 May 2017

Pas rastit të 18 Prillit ku një foshnje nga Durrësi shkoi pa shenja jete në Urgjencën e Durrësit dhe prindërit akuzuan mjekët e Pediatrisë për neglizhencë, në drejtim të tyre vjen një tjetër denoncim publik.

Familja Cuka nga Durrësi i akuzon ata për vdekjen e foshnjës 15 muajshe më 28 mars, në harkun kohor të 20 ditëve me rastin tjetër të bërë publik në media, siç BalkanWeb.

Gjyshi i foshnjës, Anastas Cuka i akuzon mjekët e Pediatrisë së Durrësit për neglizhencë. Sipas tij foshnja kishte probleme urinare, ndërkohë që ka marrë mjekim për virozë stine.

-Advertisement-

“E kemi çuar tre ditë rresht në spital, tre ditë mjekët nuk kryen vizita të imtësishme, vetëm sipërfaqësore. Mjekët na thanë se nuk ka gjë, mbajmë përgjegjësi ne për gjithçka, por djali vdiq në duart e tyre”,- tregon gjyshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera