Sport

Tjetër tërmet te Skënderbeu, Jashanica pozitiv për doping

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 02 March 2018

Sikur të mos mjaftonte furtuna e UEFA-s me kërkesën për përjashtim 10-vjeçar nga Europa, tashmë vjen lajmi i hidhur për mbrojtësin, që mund të mungojë gjatë

Mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, ka rezultuar pozitiv në kontrollet antidoping dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. 27-vjeçari nga Prishtina, i cili ka luajtur 145 ndeshje me fanellën e klubit korçar, është zbuluar pozitiv pas kontrolleve të kryera në shtator, pas ndeshjes Skënderbeu-Jang Bojs në Europa League.

Sport Ekspres mëson se tashmë në zyrat e klubit korçar ka mbërritur edhe e-maili zyrtar që njofton Skënderbeun, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me substancën e ndaluar që është përdorur nga Jashanica, i cili pezullohet për dy vite. Natyrisht, në raste të tilla nevojitet edhe testi B, por edhe aty rezultati ka qenë i njëjtë. Është një lajm i rëndë, si për vetë lojtarin, ashtu edhe për klubin, që e shihte Jashanicën si një ndër lojtarët me më shumë treg dhe mund ta kishte shitur që në janar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera