Sport

Tjetër problem te PSG, pse Mbappe refuzoi zëvendësimin kundër Bayernit?

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 29 September 2017
U pagua 180 milionë euro, para këto që do të derdhen në arkat e Monakos vetëm në verën e ardhshme, dhe edhe pse vetëm 18-vjeçar, fut në “xhepat” e tij 10 milionë euro në sezon.
Për atë që është pa dyshim një talent, por edhe për vetë faktin që kishte shprehur gjithmonë se ishte gati që të qëndronte edhe te Monako, për një tjetër sezon, vetëm për t’u përmirësuar edhe më shumë, duket se paratë i kanë rënë në kokë Kilian Mbape.

Të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Bayer Munich, ku ai shënoi një nga golat, trajneri Emery e thërriti në pankinë francezin, në minutën e 79, kur gjithçka ishte mbyllur.

Por pavarësisht kësaj, Kylian Mbappe u pa i irrituar me strategun spanjoll, duke treguar qartazi se nuk e pranoi zëvendësimin. Kaq u desh që media transalpine, por jo vetëm, ta gjykonte për keq sjelljen e sulmuesit të PSG-së, i cili nisi shumë shpejt me kapriçot, Një tjetër “vatër” zjarri kjo te parisienët, pas asaj që ndodhi me Cavanin dhe Nejmarin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera