Sport

Tjetër lajm i keq për Costan nga Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 04 September 2017
Sulmuesi spanjoll, nuk është përzgjedhur nga trajneri Conte për garën elitare evropiane.
Costa tashmë dihet se nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian, i cili që në fillim të verës i ka kërkuar të gjejë skuadër të re.

Mos përfshirja e Costas në skuadrën e Ligës së Kampionëve, shton zërat për largimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Costa pritet të kthehet te Atletico, dhe me skuadrën spanjolle do të mund të paraqitet në Ligën e Kampionëve, sigurisht nëse skuadra e Diego Simeones kalon fazën e grupeve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera