Sport

Tjetër goditje për kombëtaren, Klaus Gjasula pozitiv me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 12 October 2021

Klaus Gjasula do t’i mungojë Kombëtares shqiptare në sfidën vendimtare ndaj Polonisë, që luhet këtë të martë në stadiumin “Air Albania”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Futbollisti kuqezi shfaqi simptoma gjatë ditës së sotme, dhe më pas rezultoi pozitiv në testet e para ndeshjes që kreu stafi kuqezi.

Të gjithë pjesëtarët tjerë të klubit dhe stafit të kombëtares, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Klaus Gjasula bëhet kështu mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.

Këto mungesa do ta detyrojnë trajnerin Reja që ta ndryshojë në tërësi formacionin në krahasim me 11-shes që zbriti në fushë kundër Hungarisë. /Albanianpost.com

Të tjera