Sport

​Tjetër goditje e madhe nga Manchester City në merkato

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 30 August 2023

Manchester City ka arritur një marrëveshje verbale me Wolves për të nënshkruar me mesfushorin Matheus Nunes për të cilin do të paguajë 55 milionë euro.

Marrëveshja për 25-vjeçarin nuk është arritur ende zyrtarisht, por negociata janë tashmë në përfundim e sipër.

Cityt i ishte refuzuar oferta e mëhershme për portugezin, me Wolves që besohet se kërkonte më shumë para, përcjellë KosovaPress.

-Advertisement-

Nunes ka munguar në stërvitje kohët e fundit pasi e bëri të qartë se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës.

Për më tepër, Wolves kanë rënë dakord të nënshkruajnë me lojtarin e Cityt Tommy Doyle si huazim.

City dëshironte të forconte repartin e mesfushës edhe përpara se Kevin de Bruyne të pësonte dëmtimin e kofshës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera