Lajme

Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, kishte kthyer lokalin në kazino

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 09 September 2017

Nje 37 vjeçar ka rene ne pranga te policise ne Tirane, pasi ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Policia informon se ne pranga ka rene shtetasi Shpëtim Nazifi, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi tij është bërë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Halit Bega”, në lokalin në përdorim prej tij, shërbimet e policisë kanë konstatuar ushtrim  kundraligjshëm të lojërave të fatit.

-Advertisement-

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

–  Një tavolinë pokeri.

– Dy valixhe me fisha lojërash fati.

– 1 televizor

– 4 njësi kompjuteri

– 6 monitor

– 6 tastiera

– 1 kasë për prerje biletash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera