Lajme

Tiranë, me 155 kg drogë në veturë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 11 March 2018

Tre djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të kapur teksa transportonin lëndë narkotike.Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, këtë të shtunë u sekuestrua një sasi prej 155 kg drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës sqaron se ka arrestuar të rinjtë Kejvin Vathi, 23 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Laçi, 26 vjeç, babues në Krujë, Arian Laçi, 23 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.

Në rrugën “Skëndërbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe “Golf 4” me të cilët lëviznin të dyshuarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike lamabis sativa.

-Advertisement-

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 131 00 lekë të reja, dy automjete dhe 4 telefona celularë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera