Rozë

Tina Turner po kthehet me projekt të ri

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 16 September 2017

Në West End në Londër, në prill të vitit 2018 do të prezantohet premiera botërore e mjuziklit që është bazuar në jetën dhe hitet e këngëtares së famshme Tina Turner.

Ky konfirmim ka ardhë edhe nga faqja e saj zyrtare, ku ka treguar për emocionet e saj mbi këtë rikthim, e cila ka vlerësuar se për të është shumë e rëndësishme që të ndajë me audiencën, komplet rrëfimin e saj.

Poashtu Tina Turner është shprehur të jetë shumë e lumtur për faktin se kjo ngjarje do të ndodhë pikërisht në Londër, në vendin që ka një rol shumë të rëndësishëm për vetë Tina Turner. “Premierë botërore e mjuziklit tim të ri”, ka shkruar Tina Turner. Shitja e biletave tashmë do të fillojë në muajin shtator.

-Advertisement-

Mjuzikli i Tina Turner do të nisë me mbrëmjen për shtypin më 17 prill, kurse mjuziklli do të prezantohet më 21 mars, kurse ky projekt është rezervuar fillimisht deri më 16 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera