Lajme

Time Kadrijaj i kërkon llogari ministrit Peci për punësimin dhe avancimin e tezakes së presidentes

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 02 December 2023

Deputetje e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka publikuar një pjesë të pyetjeve parlamentare që ka bërë ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës drejtuar ministrit Faton Peci, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka kërkuar llogari nga ministri për punësimin e vajzës së tezës së Presidentes Vjosa Osmanit, Venera Çerkinit në ministrinë e tij.

“Para se me ardhë në pushtet keni thanë se të njofshmit janë për dasma dhe ahengje po, pse su përgjigje ministër se Venera  Çerkini është vajza e tezes së presidentës dhe pikërisht për këtë kjo është avancuar në këtë pozit atëherë këto e kam për publikun merrne vesh se sa po e mbajnë fjalët kjo qeveri që u ka akuzuar qeveritë e mëpardhsme, është punësuar si vajza e tezes se presidentës është avancuar si vajza e tezës së presidentës dhe vazhdon me majt dhe qenka tepër profesionale bile bile i paska plotësu kriteret dhe kushtet ma shumë se krejt tjert, atëherë pse su shku me punu në një institucion tjetër por pikësisht në institucionin tuaj aty ku i ka pas mundësit me u punësu dhe me u avancu kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie mashtruese”, ka deklaruar deputetja në kuvend.

-Advertisement-

Ndryshe ministri Peci nuk është përgjigjur në pyetjen kur është pyetur për këtë punësim.

Kujtojme që Venera Çerkini është punësuar dhe është përzgjedhur si Drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të ministrisë që drejtohet nga Faton Peci./Gazeta Infokus/

Më poshtë ndëgjojeni postimin e plotë të deputetes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera