TikTok nën lupën e BE-së: Mbrojtja e të rinjve ka probleme
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 21 February 2024
Komisioni i BE-së pas X tani po shënjestron edhe platformën TikTok të preferuar nga të rinjtë. A e shkelin kinezët ligjin e BE-së për shërbimet digjitale?
Që nga vera e vitit të kaluar sipërmarrja kineze TikTok dhe të tjera platforma të mëdha në internet duhet të respektojnë ligjin e BE-së për shërbimet digjitale (DSA).
Qysh përpara dy muajsh Komisioni i BE-së si autoriteti përgjegjës për mbikqyrjen shprehu dyshime ndaj koncerneve të mëdha të internetit dhe se TikTok nuk i respekton këto norma mjaft rigoroze, krahasuar në nivel ndërkombëtar.
Hetimet paraprake kanë nisur ndërkohë dhe TikTok-ut u pozicionua.
Por sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shpjegimet nga ana e TikTok-ut kanë qenë të pamjaftueshme.
Për këtë arsye komisari përgjegjës për politikën Industriale, Thierry Breton, komunikoi përmes platformës X, se ka nisur zyrtarisht një procedurë kundër TikTok-ut.
Nëse autoriteti i BE-së konstaton shkelje, kërcënojnë gjoba të majme. Gjoba mund të arrijë deri në pesë përqind të xhiros ditore të TikTok-ut.
Por se sa është aktualisht xhiroja e TikTok-ut nuk dihet, sepse kjo platformë nuk i bën publike shifrat e biznesit të vet.
Por nuk është vetëm TikTok nën lupën e Komisionit të BE-së, ndërkohë që nga dhjetori vazhdon një proces kundër platformës X lidhur me dyshimet për përhapje të informacioneve të rreme dhe përmbajtjeve me bazë urrejtjeje.
Po ashtu po zhvillohen hetime paraprake edhe ndaj të tjera platformave në rrjet. Procesi kundër TikTok-ut mund të zgjasë me muaj.
Platforma e videove, që sipas të dhënave numëron rreth 142 milionë përdorues në muaj në Europë, mund t’u kundërvihet me proces gjyqësor vendimeve të verifikuesve të BE-së.
Në mbarë botën mbi një miliardë njerëz përdorin çdo muaj TikTok-un.Mangësi në mbrojtjen e të rinjve?

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...

































