Sport

Tifozi shekulllor i Interit: Fal pensionin për fitore, Zoti të pranojë lutjen time!

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 10 May 2023

Enrico Vanzini është një tifoz i veçantë i Interit, i cili ka përjetuar shumë ngjarje të tmerrshme botërore si: Holokausti dhe Lufta e Dytë Botërore.

“Më ka pëlqyer shumë si ekip që kur kam qenë në moshën 7-vjeçare. Në atë periudhë, nuk kisha mundësi ta ndiqja në stadium, sepse jetoja larg dhe kushtonte shumë. Një nga ëndrrat e mia ka qenë ta shihja ekipin tim të zemrës nga shkallët e “San Siros”, një ëndërr që e realizova vetëm një vit më parë.”

Enrico do ta ndjekë ndeshjen e mbrëmjes së sotme në azil, në qytetin e tij Padova, teksa do të jetë në kujdesin e mjekëve. Ai tregon më shumë rreth vetes dhe pasionit të tij si tifoz i Interit.
“Unë do t’i lutem Zotit që ekipit tim t’i japë fitoren dhe shpresoj që Ai të pranojë. Do të jepja gjithçka, do të hiqja dorë dhe nga pensioni im”.
E mbyll kështu tifoz shekullor i Interit këtë rrëfim, i veshur me fanellën zikaltër, me numrin 100 në shpinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera