Sport

Tifozi hyn në fushë dhe rreh portierin (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 24 February 2023

Ajo që ndodhi në Eindhoven në ndeshjen mes PSV-së dhe Sevillas është një episod sa i rrallë aq edhe i pabesueshëm në evente të tilla kontinentale.

Një tifoz holandez i PSV-së arriti të zbresë në fushë dhe sulmoi nga mbrapa portierin e Sevillas, 31-vjeçarin serb Marko Dmitroviç në ndeshjen e kthimit të ‘play-off’ për raundin e 16-të të Europa League.

Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë menjëherë për të tërhequr tifozin, edhe pse portieri ndonëse u godit me grusht, arriti ta vinte poshtë vetes agresorin. Më pas ‘pushtuesi’ është larguar nga forcat e sigurisë.

Portieri serb u përfshi me vonesë në formacionin fillestar të Sevillas, pasi Yassine Bounou u ndje i sëmurë para ndeshjes, duke ia lënë vendin zëvendësuesit të tij.

Italiani Daniele Orsato, arbitri i ndeshjes, më pas bëri që ndeshja të vazhdojë, e cila në përfundoi 2-0 për holandezët e PSV-së, por që vlejti për t’u kualifikuar, pasi kishin humbur 0-3 në takimin e pare në Seville. Madje tani ka gjasa të presë edhe ndëshkimin nga UEFA për veprimet e tifozit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera