Sport

Tifozët shqiptarë ”ndëshkojnë” Kombëtaren për miqësoren me Uellsin

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 20 November 2018

Pas humbjes nga Skocia, Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë sonte një miqësore luksi me Uellsit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në ”Elbasan Arena”, ndërsa tashmë FSHF ka publikuar edhe çmimet e biletave.

Por, këto çmime janë cilësuar tejet të larta për nivelin e kësaj ndeshjeje.

-Advertisement-

Çmimet variojnë rreth 20 mijë deri në 40 mijë lekë të vjetra për tribunën A dhe B, kurse nga tribuna VIP kushtojnë 60 mijë lekë të vjetra.

3 mijë deri në 5 mijë lekë të vjetra kushtojnë biletat në tribunën C.

Dhe kjo ka rezultuar me një interesim të vogël të tifozërisë shqiptare.

Deri më tani, janë porositur vetëm 2 mijë bileta nga tifozët shqiptarë, duke e ”ndëshkuar” kështu Kombëtaren e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera