Sport

Tifozët “gozhdojnë” suedezin e Romës: Më mirë një lopë në portë!

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 27 March 2019

Ndeshjet ndërkombëtare bënë që tifozët e Romës të harrojnë gafat e portierit të tyre Robin Olsen. Gjithsesi zhgënjimi i tyre është kthyer sërish në ndeshjen Norvegji-Suedi, teksa portieri i skuadrës suedezi u bë protagonist me një sërë gafash në këtë ndeshje.

Ndeshja u mbyll në 3-3 dhe Olsen nuk dha siguri në portë përgjatë gjithë ndeshjes, tek goli i parë doli gabim, ndërsa tek goli i dytë mund të kishte bërë më mirë duke e shtyrë jashtë porte atë top të goditur me kokë.

Për këtë, një sërë kritikash, madje edhe ofendime kanë vërshuar në drejtim të tij nga tifozët verdhekuq.

-Advertisement-

“Më mirë të kesh një lopë në portë, zgjojeni këtë dele”, shkruan një tifoz, “Është totalisht i padobishëm, nuk mund të luajë as në ligën suedeze”, komenton një tjetër.

Në fund të ndeshjes atij iu përmend fakti se Roma është vënë pas portierit të Cagliari, Crango, “Nuk di asgjë për merkaton, ndeshja jonë ishte e turpshme”, tha Olsen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera