Lajme

“Ti e ke fajin”- Si i moshuari mori peng nën kërcënimin e armës avokaten në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 29 April 2023

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me pengmarrjen ditën e djeshme të avokates Entela Dvorani në qytetin e Korçës.

Gazetari Xhensil Shkëmbi bën me dije se avokatja u mbajt e izoluar në zyrën e saj për 4-orë, nën kërcënimin e një arme sportive, nga klienti i saj Nikollaq Cango.

Cango, 47-vjeç, fajësonte avokaten për zvarritjen e procesit të tij gjyqësor në lidhje me një mosmarrëveshje që kishte për pronat me të motrën.I moshuari po hetohet në gjendje të lirë kjo dhe për shkak të heqjes së denoncimit nga avokatja e tij.

-Advertisement-

“Avokatja Entela Dvorani ka qenë e marrë peng në zyrën e saj nga një i moshuar, 74-vjeçar, Nikollaq Cango, i pakënaqur me se si po trajtohej çështja e tij. Me një armë sportive në dorë, me një armë sportive, mbajti peng për 4-orë avokaten. Unë kam patur komunikim të drjtpërdrejtë me avokaten Dvorani dhe ka të bëjë me një çështje që i përket pronave të të moshuarit, i cili ndodhet dyerve të gjykatave prej më shumë se 6-vitesh për një konflikt që kishte me pronat me të motrën. I ka shkuar avokates me pretendimin se ajo e ka zvarritur çështjen e tij dhe se duhet të merrte armën të vriste me dikë. Cango është i pakënaqur me drejtësinë pasi pretendon se po i bëhet një padrejtësi”, tha Shkëmbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera