Lajme

Thyhet edhe një xhami në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 04 February 2019

Numri i raportuar i vjedhjeve  ne xhamitë e Kosovë është duke u rritur. Xhamia e fshatit Babimofc në komunën e Obiliqit është  xhamia e fundit e cila ishte synim i plaçkitësve shkruan gazeta inFokus.
Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës disa persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën e xhamisë , në të cilën kishte para në shumë prej 100 euro. .

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur brenda xhamisë kanë vjedhur kasafortën prej druri, në të cilin kishte para në shumë totale prej 100 €” thuhet në raporti e PK-së

Kujtomë së  të shtunën  vetëm në komunën e Istogut ishin vjedhur mbi 1 mijë  euro në  xhaminë e Istogut si dhe Bashkësinë  Islame të Kosovës të kësaj komune./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera