Rozë

“Thyen” rrjetin Elettra Lamborghini me këngën e saj të parë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 21 February 2018

E bukur dhe shpërthyese, janë dy termat me të cilat mund të përkufizohet këngëtarja Elettra Lamborghini.

Kënga e parë e saj, “Pem Pem” ka arritur majat e klasifikimeve në muzikë, duke u renditur në 50 e Top Listave muzikore në 20 vende të botës.

Video e saj ka arritur 4 milionë klikime në Youtube në më pak se një javë nga publikimi i saj.

-Advertisement-

Pas bashkëpunimit të saj me Guè Pequeno e Sfera Ebbasta tek video “Lamborghini”, Elettra ka vendosur të dalë e vetme në muzikë.

Elettra e cila njihet si mbesa e Ferruccio Lamborghini, është 23 vjeç dhe ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.

Kjo famë e saj vjen falë pjesëmarrjes në programe televizive të ndryshme si MTV “Super Shore” dhe “Riccanza “.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera