Lajme

Thyen izolimin/ I riu godet me grushte e shkelma policët

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 23 March 2020

Dy persona në pranga dhe 278 shtetas të gjobitur. Ky është bilanci i Policisë në 24 orët që lamë pas, në përballje me të pabindurit që kanë shkelur shtetrrethimin pa asnjë arsye emergjence. Një prej tyre u arrestua pasi ka dhunuar efektivët e policisë në tentativë për t’u shpëtuar prangave.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 2 shtetas, konkretisht shtetasi A. T., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur pa ndonjë emergjencë apo arsye dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë dhe shtetasi G. M., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

-Advertisement-

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

“Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera