Thotë se deklarata e tij për Kosovën u keqkuptua, presidenti kroat: Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 01 February 2023
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka thënë se deklarata e tij për “ankesimin e Kosovës nga Serbia” mund të jetë keqkuptuar.
Të mërkurën, në një konferencë për media në Zagreb, ai ka thënë se Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj.
Lidhur me reagimet në Serbi ndaj kësaj deklarate të tij, Millanoviq ka thënë se tabloidët serbë nuk duhet të entuziazmohen nga qëndrimi i tij.
“Nuk jam dëgjuar me Vuçiqin. Është mirë që tani e ka kuptuar se fillimisht duhej ta studiojë deklaratën time. Sepse është e qartë se nuk ka reaguar në atë të parën. Mesazhi im për ekipin në Serbi… Tugjmani ka thënë se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë. Ka kohë që ajo nuk është më çështje e brendshme e Serbisë. Prandaj u them tabloidëve serbë “pa entuziazëm, ju lutem”. Dua që Serbia të shohë perspektivën e saj perëndimore. Serbia ka mbetur pa Kosovën. Ka mbetur pa të në luftë. Kosova është njohur. Unë shkoj përreth duke u thënë të tjerëve ta njohin Kosovën. Që Serbia të vijë në Perëndim, disa gjëra duhet të ndryshojnë. Serbia do ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar. Rusia po përpiqet diçka me Ukrainën dhe do të duhet ta njohë Kosovën. Serbia po i pengon Rusisë. Serbia do të duhet që disi ta njohë Kosovën dhe kjo nuk do t’i pëlqejë. Plani i Amerikës për Kosovën është i mirë. Unë do të doja që këtë ta bënte Brukseli, por ata nuk janë në gjendje”, ka thënë Millanoviq
Tri ditë më parë, Millanoviq tronditi opinionin publik pas një deklarate për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se Kosova ishte grabitur nga Serbia.
“Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Ne e aneksuam Kosovën. Ne bashkë me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Këtu nuk bëhet fjalë për Kosovën, por për gjithë konceptin në të cilin dikush mendon se ka të drejtë. Po kështu edhe Krimeja – Krimeja nuk do të jetë kurrë më në Ukrainë. Kështu thonë gjeneralët kryesorë gjermanë”, kishte deklaruar presidenti Millanoviq dhe kishte shtuar se mijëra njerëz po vdesin atje.
“Rusia është një vend i rrezikshëm. Ju nuk kuptoni asgjë. Ju po krahasoni serbët, këta opingarë që u rebeluan kundër superfuqisë bërthamore të botës”, ka pretenduar Millanoviq dhe ka shtuar: “Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është fakt. Kroatët nuk i urrejnë kaq shumë serbët, sa shumë ata atje i urrejnë rusët”, kishte thënë Millanoviq.
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...