Sport

Thiago Silva mendon ta mbyllë karrierën tek PSG

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 04 February 2019

Mbrojtësi brazilian pritet të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

Thiago Silva i qëndron besnik Paris Saint-Germain dhe është gati të vazhdojë kontratën e tij derisa të mbyllë karrierën si profesionist, shkruan KosovaPress.

Mbrojtësi brazilian ka një kontratë deri në vitin 2020 me kampionët e Francës por është gati të nisë bisedimet për ta zgjatur edhe për dy vite të tjera ku qëllimi është të luajë edhe në Botërorin e Katarit me Brazilin në vitin 2022.

-Advertisement-

34-vjeçari është i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e PSG, ndërkohë që edhe drejtuesit e vlerësojnë lojtarin për profesionalizmin që shfaq ndaj dhe rinovimi pritet të mos ketë probleme dhe Thiago Silva ta mbyll karrierën pikërisht në Paris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera