Fokus

“Theu veturat me çekan”, arrestohet dhe dërgohet për ekzaminim psikiatrik gruaja në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 08 August 2024

Policia ka dhënë detaje lidhur me një grua e cila është parë në një video duke thyer disa vetura me çekan, të cilat siç dëgjohej duke thënë, janë parkuar keq.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Infokus se me të pranuar informatën për rastin që ka ndodhur në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar të dyshuarën.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.

-Advertisement-

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në  koordinim me prokurorinë”, tha më tutje Ahmeti, për Infokus.

Më poshtë gjeni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera