Lajme

Therje me thika në Lipjan, dy burra dërgohen në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 March 2023

Të mërkurën një burrë në Lipjan ka plagosur me thikë dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 13:39 derisa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti nga policia është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera