Lajme

Theret për vdekje 15 vjeçari në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 10 April 2018

Një pesëmbëdhjetë vjeçar ka mbetur i vdekur pasditen e kësaj të marte në Suhareke.

Viktima është therë disa herë me thikë në stacionin e autobusëve në këtë qytet.

Zëdhënësi i policisë nga Rajoni i Prizrenit Hazir Berisha, ka konfirmuar rastin për Infokusin.

-Advertisement-

Ai ka thënë se i riu ka vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë.

“Po ka ndodhur një vrasje, një i ri ka vdekur në Suharekë. Do t’iu informojmë për detaje të reja”, ka thënë Berisha./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera