Lajme

Theret më thikë një person në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 02 November 2022

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që është therur me thikë nga një i dyshuar në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Derisa, i dyshuari për kryerjen e rastit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull Kosovar dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë (thikë) viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera