Lajme

Theret më thikë një person në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 21 July 2022

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, dyshohet se viktima është sulmuar nga dy persona të panjohur pas një mosmarrëveshje.

Ndërkaq, pas lëndimeve të marra viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Derisa rasti po vazhdon te jetë nën hetime.

“Viktima mashkull kosovar njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera