Sport

Thënia e Fergusonit, po zbatohet te Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 December 2018

Thënia e famshme e trajnerit legjendat të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, se sulmi i mirë ua fiton ndeshjen, ndërsa mbrojtja e mirë kampionatin – si duket po zbatohet te Prishtina këtë stinor, ekip ky që nën drejtimin e Mirel Josës, përkundër startit jo të mirë ka mbyllur vjeshtën si lidere e stinorit.

Bardhekaltërit gjatë 17 xhirove të stinorit vjeshtor kanë pranuar vetëm katër gola në portën e tyre. Pra, mjaftojnë gishtat e njërës dorë për të numëruar kush ka arritur t’i shënojë Visar Bekajt në portë këtë stinor.

Përndryshe, golin e fundit të pranuar në Superligë, Prishtina e ka pësuar para dy muajve, kur më 6 tetor 2018 Behar Maliqi shënoi për avantazh të Llapit në “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-

Njashtu, Prishtina është ekipi edhe me më së shumti portë të paprekur përgjatë stinorit. Nga 17 ndeshje të zhvilluara, bardhekaltërit vetëm në 4 duele kanë pranuar gola, që i bën ata liderë të listës së ekipeve me porta të paprekura, me dallim të madh krahasuar me ekipet tjera të Superligës.

Prishtina ka përfunduar si lidere e vjeshtës në Superligë me një pikë më shumë sesa Feronikeli (39) ndjekës.

I vetmi ekip tjetër që mund t’iu përzihet dyshes së parë në luftë për titull pas pjesës së parë të stinorit duket të jetë Llapi, që ka 5 pikë më pak sesa bardhekaltërit liderë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera