Themelohet komisioni për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga radha e Prokurorisë së Apelit
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 21 October 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 220-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.
Ky takim ka filluar me prezantimin e raporteve për periudhën janar – qershor 2022 të Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike dhe Komisionit mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike që rrjedhin nga Plani Strategjik i Sistemit Prokurorial 2022-2024. Po ashtu, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 kanë raportuar edhe kryetarët e komisioneve të përhershme të KPK-së, raporte të cilat janë miratuar me disa rekomandime.
Në vazhdim, anëtarët kanë miratuar Udhëzimin për përdorimin e simboleve dhe vulave në sistemin prokurorial, si dhe kanë avancuar, sipas rekomandimit të Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, prokurorin Sadri Alija nga Departamenti i Përgjithshëm në atë për të Mitur të Prokurorisë Themelore të Gjakovës. Ndërsa, për Prokurorinë e Apelit është marrë vendim për shpalljen e brendshme për avancimin e 3 prokurorëve në këtë prokurori.
Gjatë këtij takimi janë miratuar Dokumenti i politikave të trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial si dhe Plani i nevojave për trajnimin e prokurorëve dhe stafit administrativ, të cilat do të dërgohen në Akademinë e Drejtësisë për hartimin e programit trajnues për vitin 2023.
Takimi ka vazhduar me themelimin e Komisionit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit.
Po në këtë takim, Këshilli ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë si dhe ka themeluar Komisionin rekrutues për këto 2 pozita.
Në fund të takimit u miratua raporti për vlerësimin e performancës së 11 prokurorëve me mandat të përhershëm.
Të tjera
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...