Lajme

Themelohet “Koalicioni 27” , shoqëria civile bashkon forcat për klimën, mjedisin e energjinë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 08 October 2021

Me qëllim të kujdesit ndaj klimës, energjisë dhe mjedisit një grup i madh i organizatave të shoqërisë civile u bënë bashkë.

Kështu për herë të parë u themelua “Koalicioni 27”, shkruan Gazeta Infokus.

Organizatat e shoqërisë civile kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për themelimin e “Grupit të Koalicionit 27”, që do të monitoroj dhe kontribuoj në procesin e harmonizimit të ligjeve të Kosovës me ato të BE-së në fusha të ndryshime që ndërlidhen me klimën.

-Advertisement-

Nga Organizata Botërore për Mbrojtje të Natyrës, Krenare Salihu tha se raportimi prej shoqërisë civile do ti ndihmojë Kosovës për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

“Një grup i organizatave të shoqërisë civile janë bashkuar për të raportuar për kapitullin 27 për ndryshimet klimatike dhe mjedisin. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për Kosovën… Raportimi i tillë i shoqërisë civile do t’i ndihmojë shumë Kosovës në përmirësimin e gjendjes së ndryshimeve klimatike, duke pasur parasysh që ndryshimet klimatike janë një temë që po i shohim dhe po i prekim çdo ditë në vendin tonë. Ne do të bëjmë raportime vjetore ku do t’i prekim edhe nënkapitujt tjerë të kapitullit 27.Në Bashkimin Evropian do ta japim një pasqyrë të gjendjes reale të këtyre çështjeve, të mbrojtjes së mjedisit, ndryshimeve klimatike, energjisë e të tjera”, tha ajo.

Ndërsa Dardan Abazi nga Instituti INDEP tregoi se tani e tutje do të ekzistoi një grup i cili do të nevojiten si instrumente për ta shtyre më tutje agjendën për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

“Ky grup është një përpjekje e përbashkët, për kapitullin e 27, por jo vetëm, por si një përpjekje e përbashkët e shoqërisë civile për të bashkuar forcat për të përçuar një zë të fuqishëm tek institucionet, që agjenda e mbrojtjes së mjedisit dhe vlera që përçon ky kapitull i procesit të integrimit do të jenë ato që ne mendojmë që duhet ta përcaktojnë edhe agjendën e politikave publike në vitet dhe dekadat e ardhshme… Me shërbyer kjo si një parapërgatitje për Kosovën kur të vijë koha që të hapim kapitujt e integrimit”, tha Abazi.

Në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit morën pjesë INDEP, Fondacionit CNVP, Qytetarët Aktivë, Organizata SLK, Grupi për Studime Politike dhe Juridike dhe Organizata Botërore për Mbrojtjen të Natyrës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera